Kthehu lart

Peshkopi Pimen dëshmon për 27 prillin

Peshkopi Pimen dëshmon për 27 prillin GazetaExpress

Me dhënien e deklaratave të peshkopit Pimen Ilievski,  i propozuar si dëshmitar nga i akuzuari Bogdan Ilievski – Betmen, në Gjykatën Penale filloi seanca e sotme për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në seancën e sotme duhet që të dëshmojnë edhe Ivona Opetçeska-Tatarçeska, Metodija Ilievski dhe Tomisllav Jovanovski, të gjithë të propozuar nga i akuzuari Ilievski.

Sot duhet që të dëshmonte edhe Sotir Kostov, i cili mungon për shkaqe shëndetësore dhe avokati i Ilievskit,  Sashko Dukovski e ka tërhequr dëshmitarin.

    Data: 13 Dhjetor 2018 11:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera