Kthehu lart

Mickoski e braktisi takimin e liderëve

Mickoski e braktisi takimin e liderëve GazetaExpress

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski e braktisi takimin e liderëve një orë pas fillimit.

Në deklaratën për mediat tha se për ta nuk ka qenë i qartë koncepti se pse të gjithë përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare nuk janë të pranishëm dhe siç tha, ka shfaqur revoltë serioze për atë.

Mickoski gjithashtu tha se i ka bërë thirrje kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev që sa më shpejtë, ndërsa më së voni deri të hënën, të organizojë takim liderësh në formën siç është mbajtur paraprakisht, në prani të liderëve të katër partive më të mëdha të LSDM, BDI, VMRO-DPMNE dhe partisë më të madhe shqiptare në opozitë.

VMRO-DPMNE, tha ai, mbetet me qëndrimet e njëjta si edhe deri më tani.

"Gjithashtu si VMRO-DPMNE shfaqëm revoltë serioze dhe mospajtim për sjelljen devijuese të përfaqësuesve qeveritarë dhe shumicës parlamentare gjatë ditës së djeshme kur në një mënyrë në kundërshtim me Rregulloren e cila nuk ishte praktikë deri më tani në jetën politike në Republikën e Maqedonisë u përcaktua nevoja e ndryshimit të Kodit Zgjedhor pa mbështetjen e partisë më të madhe në opozitë, ndërsa me qëllim që të zvogëlohet numri i nevojshëm i deputetëve kur miratohet përbërja e KSHZ-së prej 80 në 61", tha Mickoski, duke shtuar se ata si VMRO-DPMNE kanë shprehur revoltë dhe i kanë treguar arsyet për të cilat e braktisin këtë takim të partive politike parlamentare.

Takimi i liderëve të partive politike të cilat kanë më shumë se një deputet edhe pas braktisjes nga Mickoski vazhdon në Klubin e deputetëve.

    Data: 18 Korrik 2018 22:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera