Kthehu lart

Marrëveshja për emrin, Mavraganis: Pa 180 vota, qeveria do të bie

Marrëveshja për emrin, Mavraganis: Pa 180 vota, qeveria do të bie GazetaExpress

Partnerët e koalicionit në qeverinë greke, Grekët e pavarur, nuk heqin dorë nga kërkesa, Marrëveshja me Maqedoninë, në parlamentin grek të ratifikohet me shumicë të zgjeruar prej 180, në vend të 151 deputetëve, transmeton Medial.mk.

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve i Greqisë, Nikos Mavraganis, nga radhët e partisë të Kamenos, thotë se pa 180 deputetë, Grekët e pavarur do të tërhiqen dhe qeveria do të bie.

Mavraganis, në intervistën për televizionin grek “Skaj”, duke iu referuar anëtarëve të Marrëveshjes tha se “nënshkrimi i Koxias në një projekt marrëveshje nuk ka asnjë rëndësi juridike”.

“E para, rëndësia juridike e këtij nënshkrimi është minimale dhe madje zero. E dyta, nuk është fare e rëndësishme se çfarë do të ndodhë tani, por e rëndësishme është a do të ratifikohet nga parlamenti. E treta, kërkuam 180 deputetë. Nëse nuk shkojmë me 180 deputetë, qeveria do të bie. Ne do të tërhiqemi nga qeveria dhe do të tërheqim besimin tonë”, tha Mavraganis dhe shtoi se nëse Demokracia e re dëshiron të votoj, atëherë në rregull, nëse jo, vendi do të shkojë në zgjedhje./Express/

    Data: 21 Qershor 2018 20:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera