Kthehu lart

Ligji për Mediat rikthehet sot në Komisionin kuvendor

Ligji për Mediat rikthehet sot në Komisionin kuvendor GazetaExpress

Pas një pauze 40 ditore Ligji i Mediave sot do të jetë pikë e rendit të ditës në Komisionin parlamentar për Transport dhe Lidhje, raporton Alsat-M.

Kryetarja e komisionit në fjalë Liljana Zaturovska nga radhët e VMRO-DPMNE-së tha se përmbajtja e debatit nuk varet nga ajo dhe nuk premton dot debat konstruktiv nga kolegët e saj, duke theksuar se asnjë deputetit nuk mund të ia mohojë të drejtën e fjalës.

Siç edhe kishte theksuar më parë, arsyeja e shtyrjes së debatit sipas saj, kanë qenë çështjet teknike e jo çështjet politike.

Pushteti akuzon opozitën se nuk e pranon ligjin e ri për shkak se e njëjta nuk dëshiron që t’i largojë njerëzit e saj nga Këshilli i RTVM-së dhe nga Agjencia e Mediave. Ndërsa opozita akuzon pushtetin se me ligjin e ri dëshiron që të instaloj njerëzit e saj që të kontrolloj mediat.

Për shkak të këtyre akuzave, Ligji i mediave ka mbetur i bllokuar në fazën fillestare – në Komisionin e Transportit dhe Lidhjeve.

Kohëve të fundit, kryetarja e komisionit amë nuk ka thirrur seancë me çka edhe u bllokua plotësisht debati mbi ligjin.

    Data: 18 Korrik 2018 10:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera