Kthehu lart

Le Roa me mbështetje për referendumin si parakusht për integrim në NATO dhe në BE

Le Roa me mbështetje për referendumin si parakusht për integrim në NATO dhe në BE GazetaExpress

Procesi integrues euroatlantik i Republikës së Maqedonisë dhe referendumi i ardhshëm ishin në fokus të takimit të sotëm të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski me Alen Le Roa, ambasador francez dhe ish-i dërguar special i Bashkimit Evropian në Maqedoni.

Ambasadori Le Roa përcolli mbështetje të fuqishme për referendumin e ardhshëm, si parakusht për integrimin përfundimtar të Maqedonisë në NATO dhe në BE.

"Parisi zyrtar fuqimisht qëndron pas aspiratave euroatlantike të Republikës së Maqedonisë", theksoi Le Roa në takim.

Zhernovski theksoi se Republika e Maqedonisë ndodhet para një momenti historik dhe shans historik për qytetarët ta trasojnë rrugën e shtetit në të ardhmen.

Ai tha se shteti është në hap më afër realizimit të qëllimit të vet strategjik - anëtarësimit në BE dhe në NATO", thuhet në kumtesën e MPJ.

Zhernovski ka Informuar për reformat e realizuara si dhe për përpjekjet, të cilat Qeveria i ka ndërmarrë në drejtim të fillimit të negociatave me BE-në në vitin 2019 dhe për anëtarësim në NATO

    Data: 20 Shtator 2018 18:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera