Kthehu lart

Gjykimi i Latasit për lëndën "Total" të PSP-së shtyhet për më 3 tetor

Gjykimi i Latasit për lëndën "Total" të PSP-së shtyhet për më 3 tetor GazetaExpress

Gjykimi për rastin “Total” të Prokurorisë Speciale Publike shtyhet për 3 tetor për shkak të ndryshimit në strukturën e pronësisë së personit juridik “Medijax”.

Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Total”, duhej të dëgjohen “bombat” e incizuara nga viti 2011, që PSP i prezanton si dëshmi në procedurë. Deri tani në sallën gjyqësore janë lëshuar 16 nga gjithsej 39 “bombat”.

Në lëndën “Total” i akuzuar është gazetari Dragan Pavloviq-Latas për fshehje të tatimit në vlerë prej 121.414 eurove përmes kompanisë “Total” dhe asaj për media “Medijax” në vlerë prej 63.032 eurove.

    Data: 24 Shtator 2018 15:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera