Kthehu lart

Foggo: NATO-ja në një të ardhme të afërt do t'i urojë mirëseardhje Maqedonisë

Foggo: NATO-ja në një të ardhme të afërt do t'i urojë mirëseardhje Maqedonisë GazetaExpress

NATO-ja e vlerëson avancimin e jashtëzakonshëm të Maqedonisë dhe shpresojmë se në një të ardhme të afërt do t’u dëshirojmë mirëseardhje si aleati i 30-të në Aleancën Veriatlantike, deklaroi sot komandanti i Komandës së Bashkuar të forcave aleate në Napoli, admirali James Foggo, pas takimit me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Ai shprehu bindje se përkushtimi i 29 vendeve të tjera aleate në NATO nda sigurisë kolektive, do ta avancojë stabilitetin edhe të Maqedonisë.

“Herën e fundit isha në Maqedoni në vitin 2004. Atëherë vizioni juaj  për vendin tuaj që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe besojmë se koha për këtë do të vijë. Në Shkup NATO-ja ka Zyrë për ndërlidhje e cila ngushtë bashkëpunon me autoritetet tona, është formuar në vitin 2002 dhe jep këshilla në procesin e përgjithshëm për anëtarësim fuqiplotë në Aleancë, theksoi Foggo.

Komandanti i Komandës së Bashkuar të forcave aleate në Napoli ka shprehur falënderim edhe për kontributin e forcave të Maqedonisë në Afganistan.

“Reputacioni i forcave tuaja gjithmonë është në nivel të jashtëzakonshëm, dhe gjithmonë është mirë të jeni e operacioneve dhe misioneve tona të NATO-s jashtë vendit. Me kënaqësi e dëgjova faktin se mendoni për rritjen e kontributit tuaj me forca në Afganistan apo ndoshta në një vend tjetër në botë”, tha admirali Foggo.

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë Radmilla Shekerinska ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme ana ana e NATO-s në procesin e planifikimit dhe realizimit  të reformave në  mbrojtje.

Shekerinska shprehu bindjen se në fillim të vitit 2019 Maqedonia do të jetë në tryezë bashkërisht  me forcat aleate të NATO-s, ndërsa menjëherë pastaj me proces të ratifikuar  të përfunduar me sukses do të jemi edhe anëtarja e 30-të e Aleancës.

“Vizitën e admiralit Foggo e shohim edhe si një shprehje të mbështetjes të cilën NATO-ja e jep në procesin e integrimit të Maqedonisë në aleatin më të fuqishëm ushtarako-politik. Maqedonia ka treguar se ka kapacitet për kontribut  edhe në komandat  e Aleancës edhe atë me dy elemente të shtabit në komandën në Napoli. Sot sërish biseduam që të sigurojmë prani të oficerëve tanë të shtabeve në komandën në Napoli gjatë vitit të ardhshëm”, tha Shekerinska.

Ministrja e Mbrojtjes theksoi se në komandën përgjegjëse për forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR), Maqedonia me përkushtim të njëjtë si edhe deri më tani do të vazhdojë ta japë të gjithë mbështetjen e forcave të cilat edhe deri më tani kanë tranzituar nëpër Maqedoni, si dhe gatishmëri për mbështetje operative të  forcave të KFOR-it me oficerë të shtabeve nga ARM-ja, që do të paraqesë kontribut ndaj NATO-s dhe shans për përforcimin e bashkëpunimit rajonal.

Shekerinska theksoi se Maqedonia e vazhdon dhe e përforcon praninë dhe pjesëmarrjen e vet në misionin “Mbështetje Vendimtare” në Afganistan, sepse fuqimisht beson  në vlerat e Aleancës, ndërsa kjo është se paqja, stabiliteti dhe siguria në botë ndikojnë pozitivisht në çdo vend./MIA/

    Data: 12 Dhjetor 2018 16:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera