Kthehu lart

Dimitrov në Manastir: Përgjegjësinë për të ardhmen e kemi të gjithë 

Dimitrov në Manastir: Përgjegjësinë për të ardhmen e kemi të gjithë  GazetaExpress

Dita e 30 shtatorit është një shkallë shumë e rëndësishme  drejt të ardhmes sonë evropiane dhe të gjithë së bashku kemi përgjegjësi historike që të tregojmë qëndrimin tonë përmes mjetit më të lartë demokratik-referendumit, tha ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në takimin joformal me të rinjtë e Manastirit.

Ai bisedoi me ta për sfidat me të cilat ballafaqohen, planet e tyte dhe idetë për të ardhmen si dhe për të ardhmen e Maqedonisë. 

Dimitrov theksoi se Manastiri dhe rajoni kanë një rol të rëndësishëm historik në krijimin e trashëgimisë kulturore të Maqedonisë por edhe një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen evropiane duke marrë parasysh dimensionin tradicional diplomatik të qytetit.

    Data: 23 Shtator 2018 17:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera