Kthehu lart

Baçev, pranon bashkëpunimin me Qeverinë ruse (VIDEO)

Baçev, pranon bashkëpunimin me Qeverinë ruse (VIDEO) GazetaExpress

“Mund të shihni se ata organizohen nga një parti politike cila që thirret Rusia e Vërtetë” – tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Kështu u përgjigj Ministri i Brendshëm Spasovski pyetjes së Alsat-M, kur u pyet për organizatorë e protestave të dhunshme kundër emrit, duke aluduar në subjektin Maqedonia e Bashkuar. Kryetari i këtij subjekti, Janko Baçev, thotë se nuk janë organizatorë, por se po mbështesin protestën dhe se do vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën gjë. Ai para kamerës së Alsat-M, pranon se kanë bashkëpunim me Qeverinë Ruse dhe se janë pro ndikimit rus në rajon. Madje ai me mjaft bindje shpreh qëndrimin e partisë së tij kundër anëtarësimin të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Ne kemi pasur takime me partinë Rusia e Vërtetë e cila është parti qeveritare në Rusi, ashtu që ne kemi bashkëpunim politik me atë parti sepse ndajmë të njëjtat vlera. 16-00 Prioritet strategjik ne e kemi lidhja me Rusinë dhe anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Ekonomik Euro-Aziatik pra përgjigja është se ne nuk kemi çka kërkojmë në NATO dhe BE – tha Janko Baçev – Kryetar i Maqedonisë së Bashkuar.

Baçev thotë se 26 personat që u arrestuan ditën e diel për dhunë ndaj policisë dhe sulm ndaj institucioneve shtetërore do të përkrahen financiarisht dhe juridikisht nga partia e tij. Ai vazhdon të pohoj se shumica e forcave speciale që iu kundërvunë dhunës së protestuesve, kanë qenë shqiptarë, edhe pse është e vështirë që të gjesh shqiptarët të renditur në forcat speciale të Maqedonisë.
Ata janë pjesë e grupeve të tifozëve që ne i dimë se kush janë. Si parti do u ndihmojmë për çfarë do rasti, nëse kanë nevojë për ndihmë juridike, për ndihmë financiare, ne jemi të gatshëm që si parti të ju ndihmojmë. 07-00 Nga disa burime tona brenda policisë, na thanë që atë natë shumica e policisë kanë qenë shqiptarë ndërsa natën e ardhshme kur shkuam tek Ivanov, policia kishte tjetër përbërje – theksoi Janko Baçev, Kryetar i Maqedonisë së Bashkuar.

Baçev me tha se nuk i frikësohet arrestimit të mundshëm nga policia dhe se do të hakmerret ndaj funksionarëve aktual, të cilët i akuzon se e kanë shitur shtetin. Ai përsëri i bëri thirrje Mickovskit që t’i bashkëngjitet protestave, edhe pse ky i fundit para disa dite tha se Baçev nuk e ka përkrahjen e VMRO-DPMNE-së. Alsat-M mëson se gjatë protestave të djeshme, Baçevit i ishte ndërprerë fjalimi para Kuvendit nga disa protestues të fraksionit të VMRO-DPMNE-së./Express/

    Data: 21 Qershor 2018 19:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera