Kthehu lart

Vogëlushi çohet çdo ditë në 5 të mëngjesit për t’u bërë si Bruce Lee

Vogëlushi çohet çdo ditë në 5 të mëngjesit për t’u bërë si Bruce Lee GazetaExpress

Një djalosh 3-vjeçar, mjeshtër i kung fu-së, është bërë shumë i famshëm në Kinë pasi videot e tij duke u stërvitur shkuan viral në rrjete sociale.

Djaloshi, që mban mbiemrin Qi dhe pseudonimin Guri i Vogël, ushtron arte marciale në Tempullin e Shaolinave në qendër të Provincës Henan të Kinës.

Murgu i vogël shaolin, që tashmë ka 180,000 ndjekës në faqen e njohur kineze Kuaishou, zgjohet çdo ditë në 5 të mëngjesit për t’u stërvitur për të paktën pesë orë, me shpresë se një ditë do të bëhet mjeshtër legjendar, transmeton Gazeta Express.

Mjeshtri i tij, Abbot Yanbo, që e filmon atë çdo herë, tha se vogëlushi qante gjatë gjithë kohës kur erdhi në tempull për herë të parë. “Por pas një muaji, ai u mësua aq shumë me stërvitje sa që doli të ishte një student shumë i mençur dhe punëtor”, tha ai për MailOnline.

    Data: 15 Dhjetor 2018 09:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera