Kthehu lart

“Letër për babin në Parajsë”, vogëlushi merr përgjigjen prekëse nga postieri

“Letër për babin në Parajsë”, vogëlushi merr përgjigjen prekëse nga postieri GazetaExpress

Kur një djalë i vogël postoi një kartë ditëlindjeje duke i kërkuar postës që t’ia dorëzonte babait të tij në qiell, ai nuk priste përgjigje.

Pasi babai i tij u nda nga jeta katër vjet më parë,7-vjeçari, Jase dhe motra e tij janë munduar që ta mbajnë në kujtesën e tyre të atin çdo vit.

Por këtë vit, Jase vendosi të postonte një letër ditëlindjeje dhe për ta bërë këtë ai kishte nevojë për ndihmë.

Në pjesën e përparme të letrës së tij ai shkroi:

"Zoti postier, a mund ta dërgosh këtë letër në qiell për ditëlindjen e babait tim? Faleminderit."

Të prekur nga gjesti i vogëlushit, shërbimi postar, Royal Mail iu përgjigj djalit duke e siguruar se ata kishin arritur që ta dërgonin me sukses letrën tek babai i tij në qiell.

Në letër shkruhej:

"Kjo ishte një sfidë e vështirë pasi duhet të shmangim yjet dhe objektet e tjera galaktike në rrugën drejt qiellit. Sidoqoftë të jesh i sigurt që kjo letër e rëndësishme është dërguar…”

Pasi e shpërndau foton e letrës në llogarinë e saj në Facebook, nëna e djalit shkroi:

"Unë në fakt nuk mund ta përshkruaj se sa i gëzuar është ai duke e ditur që babai i tij e mori letrën..”

Postimi ka prekur zemrat e shumë njerëzve në internet dhe është ndarë me dhjetëra mijëra herë në Facebook.

    Data: 15 Dhjetor 2018 10:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera