Kthehu lart

Kuptimi i vërtetë i këngës ‘Macarena’ do t’ju shokojë

Kuptimi i vërtetë i këngës ‘Macarena’ do t’ju shokojë GazetaExpress

Nëse jeni një fëmijë i viteve të 90’a, atëherë ju patjetër se do ta njihni vallen e njohur si ‘Macarena’, të bërë nga Los del Rio.

Gjithashtu, është e mundur që ju ende t’i dini lëvizjet e këtij vallëzimi. Por, ajo çfarë nuk dini apo nuk e keni ditur kurrë është teksti i saj, për shkak që teksti këndohej aq shpejtë sa që njerëzit nuk e kishin fare mendjen se çfarë thoshte kënga, thjeshtë kënaqeshin me melodinë dhe vallëzimin.

Por, tani siç duket e vërteta pas kësaj kënge është zbuluar. Nëse e dëgjoni ngadalë dhe me vëmendje, ju do ta vëreni se kjo këngë ka të bëjë për një vajzë të quajtur Macarena e cila e mashtron të dashurin e saj jo me vetëm një mashkull, por me dy, bile me miqtë e tij.

Nuk e keni ditur, apo jo? Huffington Post ka ndihmuar në nxjerrjen e kuptimit të kësaj kënge, duke siguruar një përkthim të tekstit si më poshtë:

“Macarena ka një të dashur i cili është emëruar me emrin e dytë Vitorino/ Dhe përderisa ai ishte duke dhënë betimin në ushtri, ajo e kishte bërë me dy miqtë e tij.”

“Ajo do të dëshironte të jetonte në Nju Jork/ Dhe të joshte një të dashur të ri.” Ay, Macarena!

Shikojeni videon origjinale dhe reagimin e disa njerëzve kur e kuptojnë kuptimin e vërtetë të këngës:


    Data: 25 Shtator 2018 15:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera