Kthehu lart

Nuk po ju bën mirë interneti këto ditë? Bëjeni këtë!

Nuk po ju bën mirë interneti këto ditë? Bëjeni këtë! GazetaExpress

Doni të shkarkoni filmin tuaj të preferuar, por ngec herë pas here?

E njëjta gjë që ju edhe gjatë ngarkimit të fotografive në Facebook apo Instagram, atëherë këtu ka diçka që nuk shkon.

Mundohuni të rregulloni internetin tuaj në këto mënyra:

Sigurohuni që kompjuteri në shtëpi të lidhet me një kabllo. Ethernet, si në foton e mëposhtme për një performancë më të mirë, veçanërisht nëse mendoni se nuk e dini se çfarë po bëni. Kjo është për shkak se teli është një sistem i mbyllur ku variablat mund të kontrollohen. Wireless është një sistem i hapur dhe performanca ndryshon vazhdimisht.

Sigurohuni që ruteri të mos jetë shumë i vjetër. Për këtë mund të flisni me kompaninë që keni bërë abonimin e internetit. Ata do t’ju këshillojnë nëse problemin e ka ai apo jo.

Nuk besojmë që në ditët e sotme dikush ta ketë internetin me limit, por mund të qëllojë që jeni në fundin e abonimit dhe ai nuk është i shpejtë dhe nuk funksionon mirë. Kështu që mos e nënvlerësoni edhe këtë mundësi.

Një arsye tjetër e mosfunksionimit të mirë të internetit është energjia elektrike në shtëpi. Në qoftë se tensioni nuk është i fortë, atëherë dhe interneti nuk do të jetë i shpejtë.

Nëse keni hapur një adresë të caktuar, arsyeja pse nuk po hapet apo pse nuk ndërrohen faqet me shpejtësi varet nga numri i njerëzve që mund të jenë duke bërë të njëjtën gjë si ju në të njëjtën kohë.

Interferencat e objekteve të tjera të shtëpisë janë gjithashtu një arsye, si për shembull televizori apo celulari.

    Data: 14 Nentor 2018 16:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera