Kthehu lart

Nokia 8.1 po vjen

Nokia 8.1 po vjen GazetaExpress

Duket se së shpejti mund të lansohet smartfoni i shumëpritur i Nokias, Nokia 8.1.

Dhe ekzistimin e Nokia 8.1 të HMD Globalit e ka konfirmuar Google. Uebsajti zyrtar ARCore i gjigantit të kërkimit ka përmendur përsëri Nokian 8.1.

Nuk është zbuluar ndonjë informacion i ri rreth këtij smartfoni disi misterioz, i cili duket se do të ndjekë hapat e Nokia 8 dhe 8 Sirocco të cilët janë lansuar më herët në fillim të këtij viti, shkruan phonearena.

Më herët, është raportuar se Nokia 8.1 do të vijë me procesor Snapdragon 710 dhe 4 GB RAM memorie. 

Kjo nënkupton se modeli X7 i cili së fundmi është lansuar në Kinë mund të zgjerohet nën emrin 8.1 e jo 7.1 Plus, edhe pse X6 është bërë Nokia 6.1 Plus dhe 5.1 Plus po ashtu është i njohur si X5.

    Data: 11 Nentor 2018 21:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera