Kthehu lart

Mësohet arsyeja se pse nuk funksiononin Facebook e Instagram dje

Mësohet arsyeja se pse nuk funksiononin Facebook e Instagram dje GazetaExpress

Facebook, Instagram e Whatsapp janë kthyer në funksionim normal pas 13 orëve të ndërprerjes.

Përdorues të shumtë dje kanë raportuar për probleme në kyçje dhe përdorim të këtyre sajteve, ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe vet Facebook.

"Dje, një konfigurim serveri ka shkaktuar probleme serioze për të gjithë përdoruesit në botë. Tashmë ky problem është zgjidhur dhe jemi kthyer në 100%. Kërkojmë falje për çdo shqetësim të shkaktuar", thuhet në deklaratën zyrtare të Facebook për ABC News, transmeton Gazeta Express.

Si duket nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm apo hack, thjesht një problem serveri që ka kërkuar më shumë kohë se zakonisht për t'u zgjidhur. 

    Data: 21 Nentor 2018 09:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera