Kthehu lart

Ky është kosovari që e paralajmëroi për rrezik gjigantin ‘Google’

Ky është kosovari që e paralajmëroi për rrezik gjigantin ‘Google’ GazetaExpress

Ai është një nga kosovarët më të njohur e më të suksesshëm në fushën e teknologjisë. Leutrim Berisha ka vite që është duke lënë përshtypje në fushën e Sigurisë Kibernetike.

Ai edhe kësaj radhe i ka ndihmuar gjigantit ‘Google’ duke i paralajmëruar që të kenë kujdes dhe të kenë një siguri më të mirë në një produktit, duke ua dëshmuar atyre me qasje në një produkt të Google, duke u bërë administrator dhe duke publikuar një listë të ‘email-ave’ personale të ‘Google’.

Leutrimi ka marrë edhe një reagim nga Ekipi i Sigurisë së Google, të cilët e kanë përgëzuar për këtë paralajmërim me dëshmi.

Kujtojmë, që vite më parë Leutrimi ka gjetur gabime në Google, duke hyrë në listën e të shpërblyerve.

Gjithashtu, ai gabime ka gjetur edhe në rrjete tjera si Youtube, Ebay, Yahoo dhe madje ka arritur të të thyej muret e sigurisë në faqen e internetit të Pentagonit. 

    Data: 09 Dhjetor 2018 11:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera