Kthehu lart

Dërgon veturën Audi A4 tek mekaniku, befasohet kur kupton çfarë i kishin bërë

Dërgon veturën Audi A4 tek mekaniku, befasohet kur kupton çfarë i kishin bërë GazetaExpress

Pronari i një Audi A4 është befasuar për keq kur ka marr veturën nga një servis i autorizuar i Audi në San Diego.

Janë kapur shumë raste kur mekanikët kanë keqpërdorur veturat e klientëve, por rasti i fundit ku një klient kishte dorëzuar një Audi A4 për servisim dhe kur shkon ta marr atë gjen se vetura e tij kishte rreth 300 milje (rreth 480 km) më shumë, transmeton Express. Gjendja e miljeve kur kishte dorëzuar veturën ishte 30,146, ndërsa kur e merr atë gjendja ishte 30,434.

Kur ka kontaktuar me menaxherin e servisit të Audi në San Diego, ai si shpjegim ka thënë se tekniku ka gabuar dy herë kur i ka regjistruar gjendjen e miljeve në pranim dhe ka gabuar përsëri në dorëzim.

Rasti është në gjykatë dhe duket se servisi i Audi nuk i ka punët mirë.



    Data: 14 Nentor 2018 08:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera