Kthehu lart

Premiera e shfaqjes “As andej, as këndej” me 7 dhjetor në Teatrin e Kumanovës

Premiera e shfaqjes “As andej, as këndej” me 7 dhjetor në Teatrin e Kumanovës GazetaExpress

Më 7 dhjetor vjen Premiera e shfaqjes “As andej, as këndej’ në Teatrin e Kumanovës me regji të Kastriot Abdylit.

Dramatizimin e shfaqjes e ka bërë Ilir Ajdini, në bazë të tekstit të autorëve Bojan Trifunovski, Simeon Damevski dhe Lupço Todorovski

Drama “As andej, as këndej’ pasqyron realitetin e ditëve tona, ku shumë persona për shkaqe sociale dhe ekonomike marrin rrugën e migrimit për një jetë më të mirë, për të filluar jetën nga fillimi. Kjo është edhe qëllimi i kryepersonazhit, Ilirit, i cili, edhe pse në moshën 50 vjeçare niset drejt Amerikës, për t’u takuar në aeroportin e Frankfurtit me Bekimin. Ky i fundit, për dallim nga Iliri, pas 18 vitesh në migrim vendos të kthehet në Maqedoni, po për ta filluar jetën nga fillimi pas problemeve familjare në Amerikë. Ballafaqimi i Ilirit me Bekimin sjell jo vetëm situata komike, por edhe tensione dramatike...

Rolet në këtë shfaqje i interpretojnë aktorët Ismail Kasumi, Musa Isufi, Taulant Destani dhe Faton Ibrahimi, bashkë me instrumentistët dhe autorë të muzikës Baba Bend dhe Funda Ali. Inspecient është Driton Ramadani, organizator Jakup Jakupi ndërsa skenografinë e ka bërë Ardian Kadriu.

    Data: 04 Dhjetor 2018 12:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera