Kthehu lart

Gjithçka gati për premierën e Captain Marvel

Gjithçka gati për premierën e Captain Marvel GazetaExpress

CAPTAIN Marvel pritet të bëj historinë pasi që do të jetë filmi i parë me superhero femër

Por kur do të jepet premierë ai? Për çfarë flet? Këto janë disa nga faktet që duhet të dini....

Kur do të jepet premier Captain Marvel

Filmi i 21-të, një film epik nga Marcel Cinematic Universe do të jepet premierë këtë vit në Britani dhe Europë, më 8 mars 2019.

Në qershor të vitit të kaluar, Marvel kishte thënë se ata janë “pak muaj” nga lansimi i një trajlerit për yllin e ri nga Avengers.

Në një intervistë për “Entertainment Weekly”, Brie Larson kishte thënë se “ajo nuk mund të ndihmonte shumë pos që të ishte vetvetja”.

“Ajo mund të jetë agresive, mund të jetë temperamente, dhe mund të jetë paksa pushtuese për publikun”, ka thënë ajo për karakterin e saj.

“Ajo po ashtu është e shpejt për t’u hedhur në gjëra, e cila gjë e bën atë të mahnitshëm në beteja sepse ajo është e para aty që nuk pret shumë për urdhra. Por, mos pritja për urdhra bën që karakteri i saj të jetë i ngutshëm”.

Kush janë aktorët që do të luajnë në Captain Marvel?

Brie Larson në rolin e Carol Danvers/Captain Marvel

Samuel L. Jackson në rolin e Nick Fury:

Djimon Hounsou në rolin e Korath

Lee Pace në rolin e Ronan akuzuesit

Gemma Chan në rilin e Minn-Erva

Clark Gregg  në rolin e Phil Coulson

Jude Laë në rolin e Mar-Vell/Walter Lawson

Ben Mendelsohn në rolin e Talos

Cili është sinopsisi i Captain Marvel?

Filmi i paraprinë serisë së Infinity War të vitit 2018.

Captain Marvel për herë të parë ishte krijuar në vitet e 90-ta para Iron Man, si dhe ishte dhënë premierë edhe njëherë më 2018 por si seria e parë e Marvel Cinematik Universe.

Në qendër të filmit është ish pilotja e forcave ajrore të SHBA, Carol Danvers (Brie Larson) e cila merr superfuqi pasi që në ADN-në e saj merr një substancë nga një anije aliene. /GazetaExpress/

    Data: 05 Shkurt 2019 23:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera