Kthehu lart

Filmi “Gjyshi i vetmuar” po e emocionon tërë botën

Filmi “Gjyshi i vetmuar” po e emocionon tërë botën GazetaExpress

Njerëzit e moshuar, sidomos kur jetojnë vetëm, mund të ndihen të lënë pas dore, sepse të gjithë janë shumë të zënë me jetën e tyre dhe mund të përfundojnë duke neglizhuar marrëdhënien e tyre me ta.

Ata nuk flasin për vetminë e tyre, sepse nuk duan të “ngarkojnë” fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre, por thellë në zemrat e tyre ata duan më shumë shoqëri, dikë me të cilin mund të bisedojnë, të tregojnë historitë e tyre, të flasin për jetën.

Të qenit i vetëm është mirë, por nëse vetmia është konstante, ajo mund të çojë në probleme emocionale.

Vetmia në moshën e vjetër ka ekzistuar gjithmonë, por sot është akoma më shumë e theksuar, për shkak të mënyrës së jetës që ne udhëheqim, gjë që na afron me teknologjinë dhe na distancon nga njerëzit.

Është e nevojshme t’i bëjmë njerëzit të vetëdijshëm për këtë problem, të tregojnë se edhe të moshuarit ndihen të vetmuar, të braktisur dhe, edhe nëse nuk flasin, kanë nevojë për shoqëri, dashuri, kujdes dhe interes. Këta njerëz që kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre, duke bërë gjithçka për ne, meritojnë gjithashtu të marrin më të mirën prej nesh.

Më poshtë jepet një film i shkurtër nga profesionistja e filmave të animuar Laura Stewart, e cila tregoi me shumë hollësi se si ndihen njerëzit e moshuar./ revistapsikologji/

    Data: 06 Shkurt 2019 23:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera