Kthehu lart

Fatmir Limaj: Shpresoj të zgjidhen njerëzit e duhur

Fatmir Limaj: Shpresoj të zgjidhen njerëzit e duhur GazetaExpress

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha sot se shpreson që nga zgjedhjet e sotme lokale të dalin përfaqësues të cilët do të punojnë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve në nivel lokal.

Limaj votoi në shkollën fillore “Faik Konica" në Prishtinë.

“Sot është një ditë e mirë, një mundësi e madhe për qytetarët e Republikës për të vendosur kush do t’i drejtojë e përfaqësojë në nivel lokal”, tha Limaj.

“Shpresoj që qytetarët e Kosovës do të marrin vendimin e duhur dhe do të përzgjedhin njerëzit të cilët do të jenë zëri i zgjidhjes së telasheve të tyre në nivel lokal. Uroj që të kemi drejtues lokalë që do të merren me zgjedhjen e problemeve të qytetarëve”, shtoi ai.

    Data: 22 Tetor 2017 12:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera