Kthehu lart

Dy ditë pas zgjedhjeve, nis procesi gjyqësor kundër Gazmend Muhaxherit

Dy ditë pas zgjedhjeve, nis procesi gjyqësor kundër Gazmend Muhaxherit GazetaExpress

Nëse Gazmend Muhaxheri shkon na balotazh në Pejë, krahas fushatës për të ri bindur qytetarët në Pejë, do të duhet që ta bind edhe drejtësinë për një vendim të cilin nuk e ka përfillur sa ka qenë kryetar i Pejës.

Bëhet fjalë për Hysni Selmanajn, ish-drejtori i Zyrës për Auditim të Brendshëm në Komunën e Pejës, të cilin kryetari Muhaxheri e suspendoi nga detyra, disa javë pasi Selmanaj kiste denoncuar në Prokurori, fakte në lidhje me keqmenaxhim të kryearit të Pejës.
Muhaxheri e kishte shkarkuar në prill të vitit 2015, për tre muaj Selmanajn me arsyetimin për “performancë të dobët” dhe duke e akuzuar se ka nxjerrë dokumente jashtë komunës, pa lejen e kryetarit.

Por Komisioni i Pavarur Mbikqyrës kishte gjetur se shkarkimi i tij nuk ka bazë dhe kishte urdhëruar kthimin e Selmanajt në vendin e punës.

Këtë vendim, Muhaxheri nuk e kishte respektuar. Më vonë kthimin në vendin e punës, të Selmanajt e kishte urdhëruar edhe Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit. As këtë vendim Muhaxheri nuk e kishte zbatuar.

Ish-drejtori i auditimit, pas vendimeve të gjykatave themelore e të apelit u kthye në vendin e tij të punës, por jo në pozitën e njejtë, ajo iu ndërrua.

E për këtë arsye, ish-drejtori i Auditimit, kishte ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Pejës, Muhaxherit. Gjykata Themelore në Pejë e ka pranuar këtë kallëzim, dhe tash do të nisë puna për të hetuar nëse Muhaxheri ka bërë vepër penale kur nuk ka zbatuar vendimet e institucioneve të drejtësisë.

Kësisoj, dy ditë pasi të mbahen zgjedhjet lokale, në të cilat Gazmend Muhaxheri garon për një mandat të dytë, ai është thirrur nga Gjykata Themelore në Pejë për ta shqyrtuar rastin e Hysni Selmanajt.

Seanca do të mbahet me 24 tetor në orën 13:30 në Gjykatën Themelore. /Insajderi.com/.



    Data: 20 Tetor 2017 20:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera