Kthehu lart

Agim Veliu deklason kandidatin e VV’së: Ishe pjesë e PDK’së se Hashim Thaçit

Agim Veliu deklason kandidatin e VV’së: Ishe pjesë e PDK’së se Hashim Thaçit GazetaExpress

Kryetari aktual i Podujevës që po rikandidon për këtë komunë, Agim Veliu, e ka deklasuar kandidatin e Vetëvendosjes, Ajet Potera, duke i thënë se ka qenë pjesë e PDK’së së Hashim Thaçit.

"Ju keni qenë në PDK në kohën sa është drejtuar nga Hashim Thaçi. Kjo nënkupton se ju jeni njeri i kësaj partie. Më këtë qasje e keni të pamundur edhe të merrni vota në Podujevë”, ka thënë Veliu. 

Ai tha se qytetarët e Podujevës e dinë programin dhe premtimet për mandatin e ardhshëm.

“Jam shumë i sigurt që do të vazhdojmë të qeverisim me Podujevën siç kemi qeverisur në të gjitha mandatet nga paslufta deri më sot” tha Veliu.


    Data: 20 Tetor 2017 22:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera