Kthehu lart

​Zidane bisedoi me Ramosin, menjëherë pasi e pranoi postin e trajnerit të Real Madridit

​Zidane bisedoi me Ramosin, menjëherë pasi e pranoi postin e trajnerit të Real Madridit GazetaExpress

Trajneri i ri i Real Madridit, Zinedine Zidane, do ta stërvitë skuadrën e tij për herë të parë nesër në mëngjes. Mirëpo, francezi tashmë ka filluar të ndërmarrë disa hapa për ta përmirësuar situatën në klub.

Gjëja e parë që Zidane e bëri pas prezantimin të tij të dytë si trajner i Real Madridit ishte ta telefononte Sergio Ramosin dhe t’ia sqaronte detajet e kthimit të tij dhe planet për të ardhmen, transmeton Gazeta Express.

Zidanit i pëlqen që qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit dëshiron të marrë pjesë më shumë në projektet e klubit dhe i vlerëson mendimet e spanjollit. Mirëpo, Zidane ia bëri të qartë se vendimet do të merren nga stafi teknik.

Lidhja mes Zidanit dhe kapitenit të Real Madridit ka qenë gjithmonë shumë e mirë dhe që të dy palët e kanë kuptuar njëri-tjetrin shumë mirë. Ky mirëkuptim ka qenë i pranishëm edhe kur ata ishin bashkëlojtarë e edhe gjatë kohës sa marrëdhënia e tyre ishte ajo prej trajnerit dhe lojtarit.

Edhe presidenti i klubit, Florentino Perez, e kishte telefonuar Ramosin para se emërimi i Zidanit të bëhej zyrtar. Ai dëshironte që skuadra të informohej për këtë ndryshim nga klubi, e jo përmes mediave.

Ramosi u tregua i gatshëm t’i ndihmojë trajnerit, pikërisht ashtu siç kishte bërë që nga viti 2005, kur ata të dy bashkëpunuan për herë të parë. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 15:38
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera