Kthehu lart

Celina ia siguron fitoren Ipswichit me një gol të jashtëzakonshëm

Celina ia siguron fitoren Ipswichit me një gol të jashtëzakonshëm GazetaExpress

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Besrant Celina, i ka ndihmuar skuadrës së vet, Ipswichit, të shënojë fitore kundër Leeds në një ndeshje të Championshipit.

Celina mori topin të vija anësore e mesit të fushës dhe goditi nga një largësi prej afro 30 metra për ta bombarduar portën e mysafirëve, transmeton Express.

Ky gol i mjaftoi Ipswichit për t’i arkëtuar tri pikë në këtë ndeshje.

Pas javës së 27-të, Ipswich gjendet në vendin e 12 me 39 pikë në Championship, nivelin e dytë të futbollit anglez. /Express/ 


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Janar 2018 19:38
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera