Kthehu lart

Ylli i Real Madridit: Nuk e di çfarë po ndodh me ne

Ylli i Real Madridit: Nuk e di çfarë po ndodh me ne GazetaExpress

Real Madridi pësoi humbje tronditëse në shtëpi nga Villarreali në kuadër të La Ligës të shtunën pasdite, por Nacho nuk mendon se forma e dobët e skuadra nuk është pasojë e mungesës së përkushtimit të tyre.

Edhe pse Real Madridi pati shumicën e rasteve për të shënuar, ishte “Nëndetësja e Verdhë” ajo që e shënoi golin e fitores, transmeton Express.  

“Patëm përkushtimin e duhur, luftuam mirë. Por nuk e di se çfarë po ndodh... ata na zënë në kundërsulm pas një korneri”, ka thënë Nacho pas ndeshjes.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi në shtëpi e Real Madridit në La Liga, pas asaj ndaj Barcelonës në El Clasico.

Tani, lideri Barcelona prin me 16 pikë më shumë se Reali në krye të La Ligës dhe mund ta rrisë në 19 pikë këtë epërsi nëse e fiton ndeshjen e nesërme ndaj Real Sociedadit. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Janar 2018 19:56
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera