Kthehu lart

Ylli i Interit: Na Mungon Mauro Icardi

Ylli i Interit: Na Mungon Mauro Icardi GazetaExpress

Matteo Politano e ka pranuar se Interit është duke i munguar Mauro Icardi, derisa ka theksuar se bashkëlojtarët parapëlqejnë ta kenë atë në fushë të dielën në derbi kundër Milanit, e jo në tribuna.

Icardi nuk ka luajtur për Interin që prej se iu mor shiriti i kapitenit më 13 shkurt dhe do të mungojë edhe në derbin e fundjavës ndaj Milanit në Serie A, transmeton Gazeta Express.

“Është normale të të mungojë Icardi. Ai ka qenë vendimtar për ne për gjashtë muaj. Tani shpresojmë se do të rikthehet së shpejti. Ai ka problem me gjurin dhe do të vendosë vetë kur të rikthehet”, tha Politano për ANSA.

“Ai do të jetë në San Siro si gjithmonë. Për ne do të jetë nder ta kemi atë në stadium, edhe nëse parapëlqejmë ta kemi në fushë”, shtoi ai.

Megjithatë, ai beson se Lautaro Martinez mund ta zëvendësojë Icardin në sulmin zikaltër.

“Lautaro është i ngjashëm me Icardin. Të dy janë të fortë në zonë dhe i bëjnë gjërat më të lehta për ne”, shtoi ai. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 17:10
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera