Kthehu lart

Xhaka, me supergol e njofton Solskjaerin me humbjen në Premierligë

Xhaka, me supergol e njofton Solskjaerin me humbjen në Premierligë GazetaExpress

​Arsenali e ka njoftuar me humbje Manchester Unitedin e Ole Gunnar Solskjaer.

“Topçinjtë” kanë rrëmbyer pikët e plota në shtëpi ndaj “Djajve të Kuq”, duke triumfuar me rezultat të pastër, 2-0, për t’ia shkaktuar Unitedit të Ole Gunnar Solskjaer humbjen e parë në Premierligë që kur mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Jose Mourinhos, raporton Gazeta Express.

Në këtë ndeshje shkëlqeu mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili shënoi gol të bukur në minutën e 12’ të ndeshje, për epërsinë e “Topçinjve”.

Kurse, në pjesën e dytë, për 2-0 për vendasit e shënoi sulmuesi, Pierre-Emerick Aubameyang, në minutën e 69’ nga penalltia.

Manchester Unitedi tentoi me të gjitha forcat që të shënojë në këtë takim, por nuk e kishte fatin në anën e saj, teksa goditi edhe shtyllën.

Pas kësaj fitore të madhe, Arsenali ia ka rrëmbyer vendin e katërt Manchester Unitedit, duke i zbritur “Djajtë e Kuq” në Europa League. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 10 Mars 2019 19:28
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera