Kthehu lart

Xavi kritikon ashpër Madridin për Lopetegui

Xavi kritikon ashpër Madridin për Lopetegui GazetaExpress

Legjenda e Barcelonës dhe fituesi i Botërorit e ka vënë në pikëpyetje vendimin e Los Blancos për të lajmëruar marrëveshjen me trajnerin e ri të tyre që e morën nga Kombëtarja spanjolle

I madhi i Spanjës ka kritikuar sidomos kohën kur Julen Lopetegui është zyrtarizuar si trajner i Real Madridit.

Pas kësaj Lopetegui është shkarkuar nga drejtimi i Spanjës të mërkurën, një ditë pasi që ai ishte zyrtarizuar si pasardhës i Zinedine Zidane të Madridi.

Xavi ka bërë 133 paraqitje për Spanjën dhe thotë se është shumë i palumtur me kohën që është lajmëruar Lopetegui si trajner i Real Madridit.

“Nuk jam një person që ndoshta duhet të flas për këtë (kalimin e Lopeteguit në Madrid)”, ka thënë legjenda e Barcelonës për Radio Marca.

“Nuk ishte një moment ideal apo një moment oportun”.

Lopetegui u shkarkua vetëm dy ditë para se Spanja të fillonte Botërorin kundër Portugalisë në Sochi.

Xaavi beson që Kombëtarja, e cila tani udhëhiqet nga Fernando Hierro, ende mund ta fitojë Botërorin pasi që ka skuadër të mirë.

“Asnjëherë nuk e dini, lojtarët tanimë e kanë parë dhe kuptuar situatën, ata mund të luajnë mirë edhe në këtë Botëror”, tha ai.

“Lidershipi nuk do të mungon, aty janë Ramos, Pique, Iniesta, etj. Ata janë lojtarë të përgatitur për të bërë ndryshimin. Nuk është situata e mirë sepse nuk ishte në kohën e duhur, por ky rast duhet ti bashkojë ata dhe të japin gjithçka nga vetja që të fitojnë”, ka thënë Xavi. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Qershor 2018 10:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera