Kthehu lart

Werner ia bën me sy Realit

Werner ia bën me sy Realit GazetaExpress

Timo Werner dëshiron që në të ardhmen të luajë për një klub të madh.

Real Madridi do të tentojë të transferojë një sulmues në afatin kalimtar të janarit dhe mediat spanjolle kanë raportuar se Timo Werner është një opsion për “Los Blancos”.

Spekulimet janë rritur edhe më shumë pasi vet lojtari deklaroi se në të ardhmen dëshiron të luajë për një klub të madh.

“Deri më tani, aventura me Leipzig ka qenë shumë e mirë dhe për këtë nuk është se kam menduar shumë se çfarë do të ndodhë në një, dy apo tre vitet e ardhshme”, tha Werner për Bild.

“Natyrisht, dua të luaj për një klub të madh dhe kam bindjen se edhe Leipzig do të bëhet klub i madh". 

"Në Spanjë janë tri klube, Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid. Në Angli janë më shumë, ndërsa edhe Bayern Munich gjithashtu është klub i madh, por momentalisht nuk jam i shqetësuar për të ardhmen”, shtoi më tej talenti gjerman. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Shtator 2017 20:28
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Barcelona pesë fitore në pesë ndeshje, Messi shënon katët gola

      ​Barcelona pesë fitore në pesë ndeshje, Messi shënon katët gola 0

    Të tjera