Kthehu lart

Wenger: Arsenali nuk i pagoi 12 milionë funte për Ronaldon më 2003

Wenger: Arsenali nuk i pagoi 12 milionë funte për Ronaldon më 2003 GazetaExpress

Arsene Wenger ka thënë se Arsenali dështoi të nënshkruar me Cristiano Ronaldon sa ishte i ri sepse nuk ishte në gjendje të paguaj 12 milionë funte për yllin në ardhje të Sporting CP

Wenger e kishte vrejtur talentin e Ronaldos dhe ka thënë se ai është njëri prej dëshperimëve më të mëdha të tij sepse nuk kishte mundur të nënshkruar me portugezin kur ai ishte 18 vjeçar më 2003.

“Ai erdhi në Arsenal me nënën e tij dhe ne ishim shumë afër transferimit të tij”, tha Wenger. “Pastaj atë e kërkojë United kurse në atë kohë ata e kishin edhe Carlos Queiros, i cili ishte trajner i tyre. United luajtën kundër Sporting Lisbonës dhe Ronaldo ishte i jashtëzakonshëm dhe kështu ata e blenë atë”.

“Gjithmonë ka diçka që ju mund ta bëni ndryse, por problemi gjatë bisedave është se kur duhet të jepni dhe kur jo. Njëherë kishim vetëm 4.5 milionë funte, por ishim ende në biseda. David u takua me agjentin e Ronaldos, Mendes, në Paris dhe ai përfaqësonte në atë kohë Sportingun, pra ishim shumë afër. Por, United shkojë me ofertë 12 milionë funte, të cilën ne në atë kohë nuk e përballonim”.

Arsenal në atë kohë shkojë në sezon si të “pamposhtur” dhe që nga ajo kohë nuk ka fituar titull, kurse Ronaldo arriti tre tituj me Manchester United në Premier Ligë.

Pas kësaj ai kalojë në Real Madrid për 80 milionë funte më 2009.

Wenger ende e vajton këtë gjë.

“Mund të imagjinoni çfarë do të ndodhte poqëse ne do të kishim bashkë në fushë Thierry Henry dhe Ronaldon”, tha Wenger. “Sigurisht do të kishte ndryshim historie”. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Maj 2018 21:34
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera