Kthehu lart

Vidal “qet benzinë në zjarr”, udhëton në Itali

Vidal “qet benzinë në zjarr”, udhëton në Itali GazetaExpress

Arturo Vidal i ka ndezur spekulimet se ai do të kalojë në Napoli pasi që dëshiron të ribashkohet me Carlo Ancelottin. Ai ka shkruar në Twitter se po “shkon në shtëpi” derisa shihet në Itali

Ish trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti edhe zyrtarisht sot ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me ekipin nga Partenopei, duke e zëvendësuar Maurizio Sarrin.

Por, atij mund ti bashkohët Vidal pasi që kështu kanë shkruar sot gazeta italiane Corriere dello Sport dhe ajo gjermane Kicker, të cilat kanë shkruar se Vidal dëshiron të ribashkohet me Ancelottin përsëri.

Këtë mbrëmje Vidal postoi një fotografi në rrjetet sociale ku shihet se sapo ka ateruar në Itali bashkë me familjen dhe shokët e tij.

“Në shtëpi me bandën! Gjithmonë është mirë të kthehesh në Itali”.

Kiliani nesër mbush 31 vjet dhe ka kontratë me gjermanët deri në qershor të vitit 2019, por Kicker raporton që Bayern dëshiron të vendos për të ardhmen e tij më shpejt.

Vidal shpenzoi katër vite në Juventus para se të shitet në Bayern Munich në verën e vitit 2015 për 37.5 milionë euro. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Maj 2018 21:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera