Kthehu lart

Vdekja e Astorit: Nisin hetimet ndaj dy doktorëve të tjerë, injoruan shenjat

Vdekja e Astorit: Nisin hetimet ndaj dy doktorëve të tjerë, injoruan shenjat GazetaExpress

Janë ngritur akuza ndaj dy doktorëve të tjerë, të cilën kishin kryer teste mjekësore në kapitenin e Fiorentinës Davide Astorin nga viti 2014 deri më 2017, për neglizhencë se kishin dështuar t’i gjenin problemet në zemrën e të ndjerit.

Mbrojtësi italian vdiq papritmas në gjumë në hotelin e ekipit të Fiorentinës në Udinese një natë para ndeshjes në mars të 2018-es, transmeton Gazeta Express.

Shumë persona kanë ngritur pyetje si ka qenë e mundur që një futbollisti profesionist, i cili kontrollohej vazhdimisht, nuk u janë gjetur problemet aq serioze në zemër.

Hetimi vazhdon dhe sot zyrtar e prokurorit në Florence i shtoi edhe dy emra të tjerë në listën e të dyshuarve për neglizhencë dhe madje vrasje pa paramendim. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 19:08
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera