Kthehu lart

Vardy: Anglia me duket si Leicesteri më 2016

Vardy: Anglia me duket si Leicesteri më 2016 GazetaExpress

Sulmuesi ka thënë se mentaliteti dhe përkushtimi i Tre Luanëve duket i njëjtë më atë të Leicesterit para se ata ta fitonin tiullin e Premier Ligës duke befasuar të gjithë

Jamie Vardy mendon që skuadra e Anglisë në këtë Botëror ka të njëjtin shpirt fitues sikurse Leicenster City kur u shpall kampion i Premier Ligës më 2015-16.

“Ne jemi saktësisht të njëjtë, shumë të afërt, gjithmonë duam ti bëjmë gjërat së bashku dhe të buzëqeshim dhe të bëjmë humor në stërvitje”, ka thënë ai.

“Ne të gjithë kemi besim. Ne e kemi atë mentalitetin që duam të fitojmë. Unë dua t’ju sigurojë se ne të gjithë këtu jemi fitues. Ne të gjithë kemi fituar diçka me klubet tona dhe tani dëshirojmë që këtë ta bëjmë edhe për Kombëtaren tonë”, ka thënë Vardy.

Vardy duket se do të jetë zëvendësues i sulmuesit kryesor Harry Kane në bazë tëlojës së Southgate, por 31 vjeari është i përkushtuar që ta vë në vështirësi trajnerin e tij kur është puna të formacioni. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Qershor 2018 14:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera