Kthehu lart

Valverde tregon si mund të eliminojnë Chelsean

Valverde tregon si mund të eliminojnë Chelsean GazetaExpress

​Ernesto valverde ka thënë se detajet do të vendosin ndeshjen ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve

Barcelona nesër do të pres Chelsean në Camp Nou, ku vetëm njëra nga këto dy skuadra do të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Barcelkonës gjatë konferencës së sotëm për media, tha se të dy skuadrat kanë lojtarë të mëdhenj dhe beson se detajet në fushë do të vendosin fituesin.

“Ne do të shikojmë lojën tonë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm në detaje të vogla, të cilat mund të jenë vendimtare, sepse niveli i lojtarëve është shumë i madh”, tha Valverde.

Ndeshja e parë në Londër kishte përfunduar baras 1:1. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Mars 2018 17:35
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera