Kthehu lart

Valverde i lehtësuar që ka Messin në skuadër

Valverde i lehtësuar që ka Messin në skuadër GazetaExpress

Ernesto Valverde thotë se do të jetë shumë i qetë që ka në skuadër Messin e “veçantë”.

Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thur elozhe për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, Lionel Messi.

Ish trajneri i Athletic Bilbaos thotë se prania e Messit në skuadër ia lehtëson punën atij.

“Leo është i veçantë dhe mund të luajë në çdo pozicion. Pavarësisht se si e fillojmë ndeshjen, ai do të përfundojë në pozita të papërcaktuara”, tha Valverde, duke lënë të kuptohet se Messi është i lirë të lëvizë në fushë ashtu si ai dëshiron.

“Është një ndjenjë qetësie për trajnerin kur jeni ulur në stol dhe e shikoni që nuk ka lojtar që mund ta ndalin atë. Leo është i veçantë”, theksoi mes tjerash trajneri i ri i Barcelonës. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Korrik 2017 14:43
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera