Kthehu lart

Valon Berisha rikthehet në stërvitje, në prag të ndeshjeve të Kosovës

Valon Berisha rikthehet në stërvitje, në prag të ndeshjeve të Kosovës GazetaExpress

Valon Berisha është rikthyer në stërvitje me Lazion pas gati një muaji mungese shkaku i problemeve me muskuj, në prag të ndeshjeve të marsit të ekipit kombëtar të Kosovës.

Mesfushori kosovar i lindur në Malmo ndie lodhje në muskuj para ndeshjes së Lazios kundër Sevillës më 14 shkurt dhe që prej atëherë nuk është paraqitur për lazianët, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, 26-vjeçari u rikthye në stërvitje me skuadrën të martën paradite dhe pritet ta rimarrë veten shumë shpejt.

Berisha është goditur nga fati i keq këtë sezon, pasi e kanë përcjell lëndime të shumta, sidomos lodhje muskulore që prej transferimit të tij në Serie A nga RB Salzbugru verën e vitit të kaluar për 6.75 milionë funte.

Ai i ka bërë vetëm 14 paraqitje për Lazion deri tani këtë sezon në të gjitha garat, duke bërë vetëm një asist.

Berisha ishte pjesë kyçe e Bernard Challandes në suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve, prandaj rikthimi i tij në stërvitje mund të jetë lajm i mirë për trajnerin zviceran.

Challandes pritet ta publikojë listën e të ftuarve të tij për ndeshjet e verdhekaltërve në muajin mars, me Berishën që me gjasë do të ftohet.

Kosova e pret Danimarkën në “Fadil Vokrri” më 21 mars në një ndeshje miqësore, para se të jetë nikoqire e Bullgarisë në ndeshjen hapëse të fushatës kualifikuese të vendin për Kampionatin Evropian 2020 më 25 mars në kryeqytet. /Gazeta Express/    

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 18:24
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera