Kthehu lart

Vajza e ish-yllit të Barcelonës dhe Real Madridit e mohon se u përfshi në video pornografike

Vajza e ish-yllit të Barcelonës dhe Real Madridit e mohon se u përfshi në video pornografike GazetaExpress

Daniela Figo, vajza e ish-yllit portugez të Barcelonës Real Madridit dhe Interit, Luiz Figos, e ka mohuar se fotografitë dhe videot pornografike që po qarkullojnë nëpër rrjete sociale kanë të bëjnë me të.

Daniela, 18-vjeçare, ka treguar përmes një shkrimi duke thënë se dëshiron t’i sigurojë të gjithë se fotografitë dhe videot që po qarkullojnë në Instagram dhe Whatsup janë të rreme dhe se nuk kanë të bëjnë me të, transmeton Express.

Ka disa ditë që në rrjetet sociale qarkullojnë video me përmbajtje pornografike, me protagoniste një vajzë që pretendohet të ishte Daniela Figo.

Por, një gjë të tillë nuk e pranon ajo.

 “Dua t’i siguroj të gjithë se fotografitë janë false dhe nuk më përkasin mua. Nuk e kuptoj motivin që fshihet pas të gjithë kësaj ngjarjeje, e gjithashtu trishtohem që disa njerëz bëjnë të tilla gjëra vetëm për të tërhequr vëmendjen, duke përfshirë njerëz që as nuk i njohin”, shkruan ajo në rrjetin social Instagram. /Express/ 


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Janar 2018 23:58
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera