Kthehu lart

U godit një vit më parë në kokë nga Cahill, sot pensionohet në moshën 26 vjeçare

U godit një vit më parë në kokë nga Cahill, sot pensionohet në moshën 26 vjeçare GazetaExpress

​Ryan Mason është pensionuar nga futbolli aktiv, pasi nuk ka arritur të shërohej nga lëndimi që kishte pësuar një vit më parë ndaj Chelseat

Mesfushori anglez i Hull Cityt, Ryan Mason ishte përplasur vitin e kaluar kokë më kokë me qendërmbrojtësin e Chelseat, Gary Cahill.

Mason kishte humbur ndjenjat në atë ndeshje dhe ishte dërguar menjëherë në spital, ku i ishte dashur të operohej në kokë.

Edhe pas një viti ai nuk arriti të shërohej dhe tashmë ka vendosur që përfundimisht të largohet nga futbolli.

“Kam punuar shumë për t’u rikthyer. Fatkeqësisht, pas këshillave të ekspertëve, duhet të tërhiqem nga futbolli pasi dëmtimi shfaq rrezik. I falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar në rikuperim”, shkroi në rrjetet sociale Mason. /Express/

 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Shkurt 2018 16:15
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera