Kthehu lart

Trajneri i Shakhtarit ka frikë nga Roma

Trajneri i Shakhtarit ka frikë nga Roma GazetaExpress

​Trajneri i Shakhtar Donetsk, Paulo Fonseca pret ndeshje shumë të vështirë ndaj Romës në Ligën e Kampionëve

Shakhtar nesër do të tentojë të ruajë rezultatin e ndeshjes së parë 2:1 ndaj Romës, për të siguruar një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira në Evropë.

Por, trajneri Paulo Fonseca pret një ndeshje shumë të vështirë ndaj italianëve.

“Një ndeshje shumë e vështirë do të na pret ne, sepse Roma ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit. Ata po ashtu në Olimpice nuk kanë pranuar gol nga Chelsea dhe Atletico Madrid”, tha Fonseca gjatë konferencës për media.

Roma dhe Shakhtar do të takohen nesër nga ora 20:45 në Olimpico. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2018 23:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera