Kthehu lart

Trajneri i Frankfurtit e kërcënon Interin

Trajneri i Frankfurtit e kërcënon Interin GazetaExpress

Trajneri i Eintracht Frankfurtit, Adi Hutter, dhe mesfushori Makoto Hasebe besojnë fuqishëm se mund ta eliminojnë Interin nga Evropa Ligë.

Ndeshja e parë në Gjermani përfundoi 0:0, ndërsa ndeshja e kthimit në San Siro do të zhvillohet këtë të enjte, transmeton Gazeta Express.

“Presim të përballemi me një ekip të madh në një stadium të veçantë dhe vendimtar, ku do të ketë shumë tifozë tanë dhe të tyre”, tha Hutter.

“Fatkeqësisht, unë nuk do të jem në stol për shkak të pezullimit, por jam i sigurt se do të jetë një mbrëmje e veçantë. Na duhet një performancë e fortë dhe një gol”, shtoi ai.

Mesfushori Hasebe pret një atmosfere të zjarrtë në San Siro dhe thotë se mezi pret të zbresë në fushë.

“Pres atmosferë të madhe. Luajmë kundër një ekipi të madh dhe mezi pres të zbresë në fushë. Ne besojmë fuqishëm në kualifikim”, shtoi ai. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 19:22
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera