Kthehu lart

​Tare shuan shpresat e skuadrave të mëdha për De Vrij

​Tare shuan shpresat e skuadrave të mëdha për De Vrij GazetaExpress

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur për më të rejat rreth largimit të mundshëm të Stefan de Vrij

Igli Tare ka thënë se Stefan de Vrij dëshiron të qëndrojë në Lazio dhe është shumë pranë të nënshkruajë kontratë të re.

De Vrij verës është i lirë dhe për të interesim kanë shprehur shumë skuadra të mëdha evropiane, ndër to Liverpool, Barcelona, Inter dhe Juventus.

“Ne jemi në rrugën e duhur për të vendosur së bashku. Shpresoj se udhëtimi i tij të vazhdojë me ne. Është diçka që ai dëshiron , sepse është i rëndësishëm në këtë skuadër”, tha Tare për TGCom.

“Ai ka shumë oferta nga klube të mëdha, por zemra e tij rrah për Lazion dhe shpresoj se do të qëndrojë”, vazhdoi ai.

“Marrëveshja mund të arrihet qysh nesër, por nuk është çështja se kur, por si do të jetë marrëveshja”, tha Tare në fund.

De Vrij prite të nënshkruajë kontratë të re dy vjeçare me pagë më të lartë dhe një klauzolë prej 25 milionë eurove. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Janar 2018 14:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera