Kthehu lart

Talenti kroat: Kur lexova lajmet që më kërkon Real Madridi e fika telefonin

Talenti kroat: Kur lexova lajmet që më kërkon Real Madridi e fika telefonin GazetaExpress

Lajmi se Real Madridi e ka bërë të riun kroat Karlo Letica objektiv kryesor natyrisht se ka ardhur si habi edhe për vetë portierin, i cili insiston se thjesht do ta injorojë çfarëdo spekulimi të tillë.

Tani titullar në Hajduk Split, Letica është paraqitur vetëm një numër të vogël paraqitjesh për klubin e tij por prapëseprapë mund të futet në ekipin kombëtar të Kroacisë për Kupë të Botës në bazë të formës aktuale, transmeton Express.

“E pashë ballinën e MARCA dhe atë që u tha për mua, prandaj e fika telefonin”, ka thënë Letica.

“Ta them të vërtetën ky lajm më habiti. Por nuk është koha për të folur për këtë temë tani, është më vonë”, shtoi ai. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Mars 2018 14:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera