Kthehu lart

Taipi: Më të mirën në fanellën e Kosovës

Taipi: Më të mirën në fanellën e Kosovës GazetaExpress

Prurjet e reja tek Përfaqësuesja e Kosovës do të vazhdojnë edhe në grumbullimin e radhës.

Futbollisti i radhës që i është bashkuar Përfaqësueses sonë do të jetë mesfushori nga Lugina e Preshevës, Gjelbrim Taipi.

Taipi ka pranuar ftesën e trajnerit  Bernard Challandes, për t’u paraqitur në dy miqësoret e radhës, atë ndaj Madagaskari dhe Burkina Faso.

25 vjeçari përmes një njoftimi në Facebook është deklaruar i lumtur që do të jetë pjesë e Kosovës.

“Ju njoftoj, se jam grumbulluar nga përfaqësuesja e Kosovës, për dy ndeshjet e radhës kundër Madagaskar, dhe Burkina Faso. Është një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time, shpresoj ta përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme, fanellën e përfaqësueses së Kosovës”, ka shkruar Taipi.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Mars 2018 21:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera