Kthehu lart

Supermarketi italian shet mallra “Rubentus”

Supermarketi italian shet mallra “Rubentus” GazetaExpress

Një supermarket i madh në Itali është kritikuar ashpër pasi është kapur duke shitur mallra me mbishkrimin “Rubentus”.

Supermarketi Conad në qytetin Oristiano është parë duke shitur tortë të pashkëve me mbishkrimin “Rubentus” – një nofkë nënçmuese për Juventusin, transmeton Gazeta Express.

“Pa dyshim, kjo shkujdesje nuk e ka dëmtuar vetëm imazhin e kompanisë, por edhe atë të Juventusit”, ka thënë menaxheri i dyqanit Antonio Contu për La Stampa.

“Djaloshi i cili e bëri këtë gjë të pakuptimtë është punëtor i mirë. Ai është punësuar para pak muajsh”, shtoi ai,

Contu njoftoi se punëtori përgjegjës për këtë do të merret në pyetje dhe se kompania do të vendosë çfarë masash do të ndërmerren ndaj tij.

“Rubare”, fjalë italiane që përdorët në termin “Rubentus”, do të thotë “vjedhje” në gjuhën shqipe. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 16:20
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera