Kthehu lart

Sevilla eliminon Unitedin e Mourinhos nga Liga e Kampionëve

Sevilla eliminon Unitedin e Mourinhos nga Liga e Kampionëve GazetaExpress

​Sevilla ka shënuar fitore 1:2 në Old Trafford ndaj Manchester Unitedit, për ta eliminuar nga Liga e Kampionëve

Skuadra spanjolle, Sevilla ka bërë befasinë më të madhe në këtë fazë të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Manchester Unitedin.

Skuadra e Mourinhos kishte arritur të barazonte 0:0 në udhëtim, por u mposht në stadimin e vet 1:2 nga spanjollët.

Të dy golat për mysafirët i shënoi Ben Yedder, ndërsa golin e vetëm për Unitedin e shënoi Romelu Lukaku, që nuk ishte i mjaftueshëm.

Sevilla kështu bëhet skuadra e gjashtë që kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas Real Madridit, Liverpoolit, Manchester Cityt, Juventusit dhe Romës. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Mars 2018 22:36
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera