Kthehu lart

Sekreti i formës së mirë të Sane: “Luaj si Messi”

Sekreti i formës së mirë të Sane: “Luaj si Messi” GazetaExpress

Sane ka zbuluar se pas formës së mirë që po kalon në Premierligë, është Pep Guardiola.

Nuk është Messi, as si Messi, është më i gjatë dhe larg lëvizjeve magjike të 10’shit të Barcelonës – por Pep Guardiola beson se anësori gjerman, Leroy Sane, ka gjithçka që i duhet për të qenë i suksesshëm, këtë po e tregon këtë sezon.

Trajneri spanjoll i ka kërkuar Sanes që të luajë pikërisht si Lionel Messi për të qenë i suksesshëm, këshillë që deri më tani po ka sukses pasi Sane po shkëlqen në Premierligë, duke qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin e ishit të Barcelonës.

“Pep më ka thënë të luaj i lirë si Messi, jo bash si Messi – është e pamundur”, u shpreh ai.

“Ji i lirë si Messi, argëtohu, bëj gjëra që dëshiron, futu në zonë, mbaj topin, driblo, shuto apo edhe asisto – ai më ka dhënë lirinë”, shtoi Sane.

Sane ka shënuar gjashtë gola në Premierligë në 18 paraqitje këtë sezon, tetë në të gjitha garat në 25 ndeshje. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Janar 2018 15:25
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera