Kthehu lart

Sarri: Po japim 101%, por nuk dimë a do na mjaftojë

Sarri: Po japim 101%, por nuk dimë a do na mjaftojë GazetaExpress

Maurizio Sarri është rikthyer të flasë për situatën aktuale që po kalon Napoli, që këtë fundjavë u rikthye në garë për titullin kampion, teksa reduktoi në dy pikë distancën nga Juventusi kryesues.

Trajneri i Napolit evidentoi se skuadra po jep maksimumin, por pranoi se ndoshta kjo nuk mund të mjaftojë për të fituar titullin.

Tani jeni vetëm dy pikë larg Juves. A ju bën më të qetë?

Sarri: Ne jemi tërë kohës të qetë. Po jetojmë një moment të jashtëzakonshëm dhe po japim të gjithë 101%, duke filluar nga unë, lojtarët, por edhe tifozët, që po na mbështesin pa masë, ndaj u jam borxhli atyre. Gjithsesi, nuk e di a do mjaftojë kjo, për të mbyllur sezonin në vendin e parë.

Juventusi është ende në Kupë dhe Champions. Mendoni se kjo do t’i penalizojë ata?

Sarri: Nuk besoj, pasi bardhezinjtë kanë një organikë shumë të gjerë, me dy formacione dhe çdokush atje mund të luajë si titullar. Për më tepër, nuk është hera e parë që Juventusi lufton në të 3 frontet, ndaj kanë fituar edhe eksperiencë tashmë.

A do të jetë ndeshja direkte, ajo që do të vendosë?

Sarri: Barazimi i Juventusit ndaj Spalit na tregoi se pikët vlejnë njësoj si në ndeshje direkte, ashtu edhe ndaj skuadrave që pozicionohen në vendet e fundit të renditjes. Do të preferoja ta humbja ndeshjen direkte, nëse Juventusi humb në dy takime të tjera.

A mendoni se e meritoni titullin këtë sezon?

Sarri: Mendoj se ne po luajmë një futboll mjaft tërheqës, duke fituar gjithmonë bindshëm dhe duke mos i lënë gjë në dorë rastësisë apo fatit. Jam i kënaqur edhe me atë që lojtarët po japin në fushë, që është gjithmonë më shumë se maksimumi, ndaj mendoj se nëse fitojmë titullin, e kemi merituar plotësisht.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Mars 2018 23:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera