Kthehu lart

Santos paralajmëron Spanjën

Santos paralajmëron Spanjën GazetaExpress

​Portugalia nuk i frikësohet Spanjës, ky është mesazhi që ka dhënë Fernando Santos.

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka paralajmëruar Spanjën se në Rusi, nuk ia kanë frikën asnjë kundërshtari.

Spanja dhe Portugalia do të përballen të premten nga ora 20:00, sfida e parë në Grupin B, ndërsa ndeshja tjetër do të jetë mes Iranit e Marokut.

“Nuk ka asnjë ekip perfekt dhe ne jemi gati, jemi përgatitur shumë mirë”, u shpreh Santos.

“Nuk duam të tregohemi arrogant, por kemi shumë besim. E dimë se mund të mposhtim çdo kundërshtar”, tha Santos.

“Largimi i Julen Lopetegui? Spanja është ekip i mirë, i bashkuar dhe nuk mendoj se do të ndryshojë shumëçka”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Qershor 2018 18:24
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera