Kthehu lart

Salah: Jam i lumtur ta flijoj ëndrrën time për ëndrrën e tifozëve të Liverpoolit

Salah: Jam i lumtur ta flijoj ëndrrën time për ëndrrën e tifozëve të Liverpoolit GazetaExpress

Mohamed Salah ka këmbëngulur se do ta flijojë ëndrrën e tij për ta fituar Ligën e Kampionëve, në mënyrë që të bëjë më shumë për ta fituar Premierligën, që është ëndërr e çdo tifozi të të kuqve.

Liverpooli është në kërkim të lavdisë në dy fronte, ndërsa egjiptiani 26-vjeçar e ka pranuar se gara elitare evropiane është prioritet i tij para Premierligës, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli e viziton Bayern Munichun në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të mërkurën, me ndeshjen e parë që mbaroi pa fitues 0:0, dhe është në vendin e dytë në Premierligë me vetëm një pikë më pak se lideri Manchester City, prandaj suksesi në të dy garat është i mundur.

“Të jem i sinqertë me ju, gara më prestigjioze për mua është Liga e Kampionëve”, tha Salah për Sky Sport.

“Por ëndrra e gjithë qytetit dhe klubit është liga”, shtoi ai.

“Prandaj, jam i lumtur ta flijoj ëndrrën time për ëndrrën e tyre ama nëse i fitojmë të dyja do të jetë shumë mirë, dhe pikërisht këtë jemi duke tentuar ta bëjmë”, theksoi ai. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Mars 2019 17:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera